Eskalon Stresi, fyen rëndë femrat: Kaq lehtë është për ju të hapni këmbët vetëm për…

Eskalon Stresi, fyen rëndë femrat: Kaq lehtë është për ju të hapni këmbët vetëm për…

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi njihet për qëndrimet e tij të cilat i shpreh hapur përmes rrjeteve sociale.

Ditë më parë, ai u bë temë për faktin se i doli hapur publikisht kundër kryeministrit Edi Rama, për faktin që ky i fundit ngriti gishtin e mesit në një ambient fëmijësh, në shenjë revolte të disa të rinjve që thërrisnin “Tirana ik”.

Ndërkohë, së fundmi ai përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory ka shprehur revoltën ndaj disa prej femrave që sipas tij ato nuk përfaqësojnë Tiranën, por përkundrazi e kanë shndërruar atë në rrjet prostitucioni.

“Edhe një dëshirë të vetme e kam: Zot na i largo prostitutat se është bërë Tirana prostitucion i gjallë”, ka shkruar Stresi në InstaStory.

Tutja, ai ka shkruar se kjo edukatë e tyre nuk vjen nga nëna, por zhvillimi jo i duhur në shoqëri.

“A kanë prindër a s’kanë këto k… a kanë dinjitet a s’kanë. Kaq lehtë është për ju të hapni këmbës vetëm për një natë. Respekt për nënat tona, Zoti i bekoftë përjetë”, ka shkruar më tej reperi.

I njëjti së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re “Bohem” në bashkëpunim me këngëtaren Eli Fara, me të cilën konkurrojnë së bashku në Festivalin e RTSh-së.