“Eurovision 2021” me apo pa Maqedoninë e Veriut?

“Eurovision 2021” me apo pa Maqedoninë e Veriut?

“Shihemi në Roterdam!” ishin fjalët e këngëtarit Vasil Garvanliev, që konfirmojnë pjesëmarrjen e tij në Eurovision Song Contest 2021 për Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

“Faleminderit për të gjithë dashurinë, mbështetjen dhe energjinë pozitive”, shkruan ai në Instagram nën një video që paraqet udhëtimin e tij në Eurovision. “Faleminderit @eurovisionmacedonia për këtë video mahnitëse”.

Njoftimi i Vasil vjen disa ditë pasi transmetuesi i Maqedonisë së Veriut MRT njoftoi se do të rishikonte aspektet e pjesëmarrjes së vendit në Eurovision. Kjo pasoi polemikat rreth një vepre arti që i ngjan flamurit bullgar dhe u shfaq në videoklipin e këngës “Here I Stand” që do të përfaqësojë MV-në në spektaklin evropian. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vasil Garvanliev (@vasilg)