Eva Mendes nuk ka qenë aktive në Instagram për rreth një muaj – dhe tani e dimë pse, njofton Insajderi.
Në një postim të ri aktorja dhe nëna e dy vajzave – Esmeralda Amada, 6 vjeçare dhe Amada Lee, 4 – zbuloi se ajo ishte qortuar nga vajza e saj për faktin se ajo kalon shumë kohë në telefon.
“Lërini fëmijët të ju qortojnë. Nuk është mungesë respekti. Është e shëndetshme”, shkruhej në postimin që Mendes ndau në llogarinë e saj në Instagram.
“Fëmijët mund të rreshtohen aq ashpër krah vlerës së tyre saqë nuk do të marrin asgjë më pak se respektin që meritojnë. Ata nuk do pranojnë asnjë standard të dyfishtë. As nga ju. Urime, po rritni një fëmijë të fuqizuar”, vazhdon më tej postimi.
Në postimin shkrim që aktorja kishte ndarë, ajo shtoi edhe: “Kemi biseduar, kërkova falje dhe premtova se do të jem më vëmendshme. E kuptova se edhe pse jam gjithmonë në shtëpi nuk jam gjithnjë e pranishme”.
Më poshtë postimi i plotë i aktores në Instagram. /Insajderi.com
View this post on Instagram