Facebook ka fshirë llogarinë personale të reperit Wiley pasi ai ndau postime abuzive që kishin target kritikët e tij hebrenj, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Ai në mënyrë specifike emëroi të famshëm hebrenj – përfshirë Lordin Alan Sugar, komedianin David Baddiel dhe prezantuesen në BBC Emma Barnett.
Një zëdhënës i Facebook tha që llogaria e Wiley ishte hequr për “shkelje të përsëritura” të politikave të saj. Fillimisht ajo pezulloi, pastaj fshiu profilet e artistit grime në Facebook dhe Instagram.
Postimet kishin për qëllim të ofendonin të famshëm hebrenj të cilët kishin shprehur shqetësimin e tyre për tweet-et e Wiley. Disa nga postimet e tij përmendën “Golders Green” – një lagje në Londër me një komunitet të madh hebre.
Një numër i komenteve në postimet në Facebook të Wiley përfshinë gjithashtu komente anti-semitike.
Komentet e fundit janë shpërndarë në profilin personal të Wiley në Facebook, dhe jo në faqen e tij zyrtare të fansave, i cili gjithashtu është fshirë. Edhe pse ato kishin relativisht pak angazhim – më pak se 100 pëlqime dhe komente secila – ato ishin të dukshme për publikun.
Në një tweet ai shkruante: “Nuk më intereson Hitleri, unë kujdesem për njerëzit e zi”, dhe e krahasoi komunitetin hebre me Ku Klux Klan.
Një numër i përdoruesve të shquar bënë thirrje për një bojkot 48-orësh në Twitter i cili filloi të hënën, duke thënë se rrjeti social nuk ndërmori hapa mjaft shpejt dhe duhet të kishte ndaluar përgjithmonë Wiley-n. /Insajderi.com