Falë Taylor Swift ky fund vit do të jetë shumë më i lehtë për dy nëna që humbën punën

Falë Taylor Swift ky fund vit do të jetë shumë më i lehtë për dy nëna që humbën punën

Taylor Swift dhuroi me mirësi mijëra dollarë dy nënave në nevojë këtë sezon festash, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Këngëtarja 30-vjeçare dhuroi 13,000 dollarë për secilën nga dy nënat që kanë humbur punën dhe kanë mbetur pas më pagesën e qirasë.

Shelbie Lynn Szpulak, një nënë që banon në Michigan dhe Nikki Cornwell nga Tenesi krijuan faqe në “Go Fund Me” si një mjet për të marrë donacione nga kushdo që dëshiron të ndihmojë. Të dyja u përfshinë në një artikull të Washington Post në fillim të kësaj jave që nxori në pah vështirësitë që shumë amerikanë të papunë po përballen mes krizës globale të shëndetit. /Insajderi.com