“Falënderoj Darko Dimitrov dhe Vera Grabockën”, dy gjëra që nuk ndryshojnë kurrë në Festivalin e RTSH-së

“Falënderoj Darko Dimitrov dhe Vera Grabockën”, dy gjëra që nuk ndryshojnë kurrë në Festivalin e RTSH-së

“Shaj” është kënga që ka dalë fituese në Festivalin e Radio Televizionit të Shqipërisë e që është prodhim i Darko Dimitrovit, një artist dhe tekstshkrues nga Maqedonia e Veriut, që si emër është shndërruar pothuajse në një ritual të këtij festivali.

Kjo është kënga e dytë fituese e Dimitrov në Festivalin e RTSH-së, meqë edhe kënga “I’m Alive” ka qenë prodhim i këtij të fundit dhe me të Elhaida Dani ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurosongun e vitit 2015-të, ku është renditur e 17-ta, shkruan Insajderi.

Një numër i madh artistësh shqiptar ia kanë besuar punën këtij kompozitori emri i të cilit përmendet me të madhe kur ata e marrin fjalën në RTSH.

Në foto: Darko Dimitrov / Producent nga Maqedonia e Veriut

Emri tjetër që Alekta Vejsiu dhe artistët nuk e heqin nga goja është edhe ai i Vera Grabockës. Regjisorja nuk i ‘shkoqet’ festivaleve kudo që Alketa Vejsiu ka për të moderuar.

“Falënderoj Darko Dimitrov dhe Vera Grabockën”, është shprehja që kushdo që e ka përcjellë Festivalin e RTSH-së për vite, e ka dëgjuar gjithmonë, aq sa është shndërruar si në një ritual që patjetër duhet thënë.

Në foto: Vera Grabocka & Alketa Vejsiu

Ishte sonte Arilena Ara ajo e cila nuk e harroi ‘ritualin’ dhe e tha po të njëjtën gjë. Ara doli fituese e këtij festivali i cili i ka dhënë biletën që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovisonin e vitit 2020, i cili do të mbahet në Holandë.

/ © Insajderi /