Faleni për jo modestinë, por Nora Istrefi mendon se është më e bukur natyrale

Faleni për jo modestinë, por Nora Istrefi mendon se është më e bukur natyrale

Postimet e Nora Istrefit në rrjetet e saj sociale, nuk janë shumë të shpeshta dhe nuk është nga përdorueset e rrjeteve sociale që ndër vepron shumë me ndjekësit e saj.

Por një koment specifik që mori në një postim të saj, nuk mund të shkonte pa një replikë, njofton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

Looking at you ❤️ 1,2 or 3😜

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Një përdoruese në Instagram, që as nuk ndjek këngëtaren (po, e kontrolluam), i kërkoi Norës që të shfaqej ndonjëherë pak më natyrale, të paktën vetëm një herë ashtu siç është realisht.

Nora, e cila nuk e ka shprehi t’u përgjigjet komenteve që merr në postimet e saj, kësaj here reagoi, duke thënë se pa filtra e natyrale, është shumë më e bukur. Fotografia është shumë teknike, që asnjëherë nuk ka arritur të kap tamam sharmin e saj.

“Nuk e kam shprehi të ju përgjigjem komenteve. Por në rastin tënd, po të drejtohëm: Natyrale dhe pa filtra jam shumë më e bukur beso, dhe këtë e dinë të gjithë ata që më shohin live, nëse do të kesh rastin do të bindesh edhe ti. Gjithesi, faleminderit. Filtrat dhe kamerat janë teknikë, dhe asnjëherë nuk kanë arrit me më nxjerrë kjo që jam”, shkruan këngëtarja duke përfunduar, “Më vjen keq që dola jashtë modestisë time”. /Insajderi.com