Vanessa Bryant zbuloi të dielën se ajo duhej të ndërmarrë veprime kundër një pasoje fatkeqe të të gjithë mbështjetjes në media sociale që ajo dhe familja e saj kanë marrë që nga vdekja e burrit të saj, Kobe dhe vajzës 13-vjeçare, Gianna.
Duke postuar një shënim të shpejtë në Instagram, Bryant tha se asaj dhe vajzës 17-vjeçare, Natalia, u është dashur të bllokojnë llogaritë e fansave në media sociale për shkak të fotografive të vazhdueshme të Kobe dhe Gianna që shfaqeshin.
Bryant e bëri të qartë se bllokimi nuk ishte nga ligësia, po vetëm si përpjekje për të ndihmuar në shërimin e familjes së saj, njofton Insajderi.
Faqja e Bryant në Instagram, gjithashtu ka qenë private për një kohë, ndoshta për arsye të ngjashme.
Kjo është një arsye shumë e trishtueshme, por e kuptueshme për një veprim që mund të ketë acaruar fansat që janë përgjegjës për këto llogari. Bota e automatizuar e mediave sociale dhe algoritmeve është pothuajse gjithmonë e ngathët kur bëhet fjalë për tragjedinë personale dhe nuk bëhet shumë më keq se rrëzimi i helikopterit që vrau Kobe, Gianna dhe shtatë të tjerë.
Edhe me rrethin e mbyllur në mediat sociale, Bryant ka gjetur ende mënyra për të nderuar bashkëshortin dhe vajzën e saj të ndjerë. Ajo zbuloi tatuazhe që përmbajnë mesazhe prej tyre në fillim të kësaj jave, foli në nder të Kobe-t kundër padrejtësisë racore dhe aktualisht është duke punuar për publikimin e një romani për të rritut të shkruar nga Kobe para vdekjes së tij, të quajtur “Patat nuk janë kurrë mjellma”. /Insajderi.com