Familja mbretërore shqiptare konfirmon lajmin për ardhjen në jetë të princeshës Geraldinë

Familja mbretërore shqiptare konfirmon lajmin për ardhjen në jetë të princeshës Geraldinë

Sot në 18 vjetorin e vdekjes së mbretëreshës Geraldine, familja mbretërore shqiptare u bekua më një princeshë.

Elia Zaharia dhe princ Leka u bënë prindër për herë të parë, dhe vendosën të trashëgojnë emrin e mbretëreshës së ndjerë, dhe princesha e vogël quhet Geraldina.

Gjatë ditës së sotme, familja mbretërore e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin, duke bërë me dije se vogëlushja ardhur në jetë mëngjesin e sotëm dhe si nëna ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimin zyrtar e ka shpërndarë edhe Princi Leka në rrjetet sociale, njofton Insajderi.

“Njoftim Zyrtar

Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.

Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjekësor”, shkruhet në postim. /Insajderi.com

View this post on Instagram

Njoftim Zyrtar Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30. Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor. Official Announcement The Albanian Royal Family is delighted to announce the birth of Her Royal Highness Princess Geraldine, who was born to Their Royal Highnesses Crown Prince Leka of the Albanians and Crown Princess Elia, Thursday the 22nd of October. Crown Princess Elia was safely delivered at 09:30, the “Queen Geraldine Maternity Hospital” in Tirana. Her Royal Highness and her child are both doing well.

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka) on