Familja mbretërore shqiptare po rritet

Familja mbretërore shqiptare po rritet

Elia Zaharia dhe Princ Leka janë në pritje të ëmbël.

Sipas fotove që ka siguruar Panorama Plus, çifti mbretëror u panë në kryeqytetin e Tiranës, kapur dorë për dorë, dhe në sy bie barku i rrumbullakosur i Zaharias, teksa kishte veshur një ‘jumpsuit’ të lirshëm, njofton Insajderi.

Në një intervistë të mëhershme për “Panorama Plus”, Elia u shpreh se nuk kishte preferencë për gjininë: “Kur Zoti ta ketë shkruar, do të jemi të lumtur sidoqoftë! Rëndësi ka të na bekojë me fëmijë të shëndetshëm!”

Çifti nuk kanë ende nuk kanë dalë me një deklaratë publike, për të njoftuar për lajmin e shtatzënisë.

Princi Leka dhe Elia Zaharia u martuan 8 tetor 2016 në Tiranë. Ceremonia ishte një ceremoni gjysmë zyrtare, e mbajtur në Tiranë në Pallatin Mbretëror, me shumë të ftuar, përfshirë anëtarë të familjeve të tjera fisnike dhe mbretërore.

Ngjarja ishte një martesë civile e drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një bekim u dha nga pesë udhëheqësit fetarë të Shqipërisë që përfaqësojnë besimet e Islamit Suni, Bektashi dhe konfesionet e krishtera të Ortodoksëve, Katolikëve dhe Protestantëve. Kjo traditë e familjes mbretërore shqiptare është pjesë e traditës së tolerancës fetare në Shqipëri. /Insajderi.com

Crown Princess Elia of Albania's Wedding Dress | POPSUGAR Fashion