Familjarët tregojnë shkakun e vërtetë të vdekjes së Aviccit

Familjarët tregojnë shkakun e vërtetë të vdekjes së Aviccit

Familjarët e Aviccit, kanë konfirmuar se ai ka bërë vetëvrasje. Emri i tij i vërtetë ishte, Tim Berling. Ai u gjetë i vdekur në Oman, me datë 20 prill të ketij viti, shkruan revista OK.

Në një letër të lëshuar nga familja në gjuhën suedeze, thuhet se:

“Timi ynë i dashur ishte një kërkues, një shpirt artistik që kërkonte përgjigje për pyetjet ekzistenciale.Kur ai ndaloi turneun, ai donte të gjejë një ekuilibër në jetë për të qenë i lumtur dhe të jetë në gjendje të bëjë atë që ai e donte më së shumti – muzikën.Ai me të vërtetë luftonte me mendimet për kuptimin, jetën, lumturinë.Ai nuk mund të vazhdonte më.Ai donte të gjente paqe.Tim nuk u bë për makinën e biznesit që e gjeti veten; ai ishte një djalë i ndjeshëm i cili i donte tifozët e tij, por shmangi vëmendjen.Tim, do të jesh përgjithmonë i dashur dhe fatkeqësisht i humbur.Personi që ishe dhe muzika jote do të mbajnë gjallë kujtimin për ty . Të duam”.

Në deklaratën e tyre të lëshuar të hënën, familja ka falendëruar të gjithë përkrahësit e Aviccit, tashmë të ndjerë.

“Dëshirojmë t’ju falënderojmë për mbështetjen dhe fjalët e dashura për birin dhe vëllain tonë. Ne jemi kaq mirënjohës për të gjithë ata që e donin muzikën e Tim dhe kanë kujtime të çmuara të këngëve të tij.Faleminderit për të gjitha iniciativat e marra për të nderuar Timin, me tubime publike, këmbanat e kishave që këndonin muzikën e tij, homazhe në Coachella dhe momente të heshtjes në mbarë botën.Jemi mirënjohës për privatësinë gjatë kësaj kohe të vështirë. Dëshira jonë është që ajo të vazhdojë në këtë mënyrë”.