
Ndonëse është shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar sipërmarrjeve të saj, Adelina Tahiri vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjete sociale, dhe gjithnjë në vëmendjen e publikut të saj.
Këngëtarja që ka vite e martuar me biznesmenin maqedon, Serjoza Markov, ka një djalë qe i lanë emrin Jon. Vogëlushi erdhi në jetë dy vjet më parë.
Por së fundmi, u aludua se këngëtarja mund të jetë sërish shtatzënë, por sipas përgjigjes që u dha ndjekësve të saj, kjo nuk është e vërtetë.
Në një bashkëbisedim me pyetje përgjigje në Instagram, njëri nga ndjekësit e saj e pyeti nëse ajo është shtatzënë.
“Dje bëra test. Jam negativ”, ishte përgjigja e saj për ndjekësin në Instagram.
Kjo lë të kuptoj se ajo në të vërtetë po planifikon për një fëmijë të dytë dhe se është në planet e çiftit për të rritur familjen. /Insajderi.com