Capital T, ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Buzëqeshje”, shkruan Insajderi.
Klipi është realizuar në qytetin e Shkodrës dhe pjesë e tij është edhe moderatorja e njohur nga Shqipëria, Nevina Shtylla.
Ndërsa, ndjekësit e këngëtarit të njohur kanë vënë re një detaj që nuk u ka pëlqyer aspak.
Në videoklipin e tij është fshirë kryqi në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.
Duket se mosshfaqjen e kryqit në klip disa fansa katolikë nuk e kanë pritur aspak mirë.
Jo vetëm kaq, pasi edhe ndjekësit e tij të besimit myslimanë e kanë kritikuar, duke thënë se shqiptarët respektojnë çdo fe.
Duke parë të gjitha këto kritika, Capital T ka vendosur që të reagojë për herë të parë.
“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, ka shkruar Capital T./Insajderi.com