Fansat e përzunë nga koncerti, reagon Drake

Fansat e përzunë nga koncerti, reagon Drake

Para pak ditësh reperi i njohur Drake surprizoi fansat duke u ngjitur në skenën e “Camp Flog Gnaw”, ku ata prisnin të ngjitej një tjetër këngëtar, mirëpo veprimi i tij nuk u prit mirë nga publiku dhe nuk u mor aspak si surprizë. Të pranishmit filluan të bërtisnin që reperi të largohej nga skena, duke i habitur të gjithë.

Ky lajm  është komentuar shumë në media dhe dy ditë pas ngjarjes, ka vendosur të reagojë dhe reperi.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, Drake ka treguar se nuk do t’ia dijë aspak për gjestin që publiku ka bërë kundrejt tij. “Kam lidhur një kontratë me përfaqësuesit e “Camp Flog Gnaw” dhe do të këndoj aty çdo vit për 10 vitet e ardhshme derisa ju të bëheni 30-vjeç, më vjen keq”, ka shkruar reperi me ironi.