Fansat e pyesin Rinen – Kush ti shkruan tekstet tash që nuk është Fero më në One Records ?

Fansat e pyesin Rinen – Kush ti shkruan tekstet tash që nuk është Fero më në One Records ?

Dje reperi Fero bëri të ditur se nuk do të jetë më pjesë e One Records, duke mos dhënë ndonjë arsye konkrete se pse. Reperi përmes postimin që kishte bërë ndër arsyet e vetme që përmend është se dëshiron të vazhdoj karrierën si artist i pavarur.

Reperi sa ishte pjesë e One Records përveç që ishte artisti më i suksesshëm aty, ai ndihmonte edhe artistët e tjerë me tekste dhe me duete.

Ndër artistët që sot ka famë falë punës së Feros është edhe Rina Balaj, me të cilën siç duket reperi i ka prishur raportet kohet e fundit.

Pas lajmit se Fero nuk do të jetë më pjesë e One Records, është vënë në pyetje karriera e Rinës, a do të vazhdoj të këndoj rep apo do ta ndërroj stilin e muzikës, pasi që nuk e ka mbrapa më Feron.

Madje edhe fansa të shumtë e kanë pyetjen për Rinen se kush do t’ia shkruaj tekstet tash që Fero nuk është më aty.

Në një video që ka postuar Rina në Instagram, një ndjekës i ka drejtuar një pyetje thumbuese “ Kush ti shkrun tekstet masi o dal fero prej on records “. Kjo pyetje ka marrë pëlqimin e qindra ndjekësve të tjerë. /Insajderi.com