
Adhuruesit e Taylor Swift në të gjithë botën kanë festuar për të shënuar faktin që muzikantja është e lirë të ri-regjistrojë muzikën e saj origjinale edhe një herë, njofton Insajderi.
Vitin e kaluar, Swift lëshoi një deklaratë të gjatë duke pretenduar se Scooter Braun dhe Scott Borchetta e bllokuan atë nga përdorimi dhe interpretimi i këngëve të saj – meqenëse dyshja ishin të përfshirë në shitjen dhe blerjen e diskutueshme të katalogut të saj.
Borchetta është themeluesi i kompanisë muzikore “Big Machine” ku ishte edhe Swift, e cila i shiti katalogun e saj të parë kompanisë së Scooter Braun si pjesë e një marrëveshjeje prej 300 milionë dollarësh që përfshinte pronësinë e gjashtë këngëve të saj të para – nga albumi i saj i vitiy 2006 deri te ‘Reputation’ i vitit 2017 . /Insajderi.com
Burimi: NME