Fansat nuk e lënë rehat Enedën, ia thonë në sy se fitoren e meritonte Fifi

Fansat nuk e lënë rehat Enedën, ia thonë në sy se fitoren e meritonte Fifi

Aktorët e humorit, Salsano Rrapi dhe Flor Binaj e kanë shfrytëzuar këngën e Eneda Tarifës, “Ma zgjat doren” me të cilën fitoi Këngën Magjike këtë edicion, për të bërë pak humor.

Video e postuar në rrjetet sociale nga Salsano Rrapi e ka bërë Enedën të qeshë me lot dhe ka shkruar:

“Ahahahha….lot i mbasdites 😂😂😂 Në kuptimin e parë të fjalës … “ Ma bëtë ditën”, (në kuptimin e parë të fjalës).

Në video duket Salsano teksa këndon tekstin e këngës dhe nga mënga e xhupit zgjatet një dorë në mënyrë të çuditshme.

Ndërkohë një ndjekëse shkruan: Kjo këngë sikur u dedikua për tërmetin apo aq ishte ke të bëjm dhe i dor gallatë.

Kjo replikë nuk mund t’i shpëtonte pa u bënë re nga Eneda e cila i përgjigjet se këtë këngë mund ta përdorim si të duam.
Ndërkohë duket se komentuesja është fanse e Fifit pasi vazhdon të komentojë duke i thënë: “Po po, patjetër fitoren e more dhe pse e meritonte Fifi tani futi dhe një tërheqje këmbe!”.

Ndërkohë që Eneda i përgjigjet: “Po fol praa…dil aty ku do. A cc’më kënaqni ju”, duke e shoqëruar me disa emoji.