Fansja më e vogël e Dua Lipës është vogëlushja e Kylie Jenner

Fansja më e vogël e Dua Lipës është vogëlushja e Kylie Jenner

Vogëlushja e Kylie Jenner, Stormi Webster, është adhuruesja më e vogël e Dua Lipës, dhe një video e dëshmon këtë, njofton Insajderi.

Trevjeçarja na dhuroi një vallëzim të adhurueshëm teksa Dua Lipa po performonte këngën “Don’t Start Now”, në eventin e ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Ishte Kylie Jenner kapi në video të voglën e saj duke vallëzuar, video të cilën ajo më pas e ndau në llogarinë e saj në Instagram. Ajo gjithashtu etiketoi edhe llogarinë e këngëtares. /Insajderi.com