“Fast & Furios” do të ketë edhe dy filma para përfundimit

“Fast & Furios” do të ketë edhe dy filma para përfundimit

Sipas raporteve, ekskluziviteti i filmit Fast & Furious do të marrë fund pas dy filmave të tjerë.

Justin Lin do të drejtojë atë që do të jetë filmi i 10-të dhe i 11-të në seri, thuhet në Deadline dhe Variety.

Filmi i nëntë do të dalë në maj 2021, pasi është vendosur të shtyhet një vit nga pandemia e Covid-19.

Seria e filmave e mbushur me aksion filloi në 2001 me The Fast and the Furious, me protagonistë Vin Diesel, Michelle Rodriguez dhe të ndjerin Paul Ëalker.

E drejta ekskluzive që nga ajo kohë është zgjeruar për të përfshirë tetë vazhdime të drejtpërdrejta, një spin-off të filmit dhe një seri të animuar televizive.

Seriali – i cili përfshin Fast & Furious të vitit të kaluar: Hobbs & Shaë – ka gjeneruar deri më tani $ 5.7 miliardë (4.3 miliardë) në të gjithë botën.

Furious 7, i lëshuar në 2015, është pjesa më e suksesshme deri më tani, pasi ka fituar 1.5 miliard dollarë (1.1 miliardë funte).

Sipas Deadline, dy filmat e fundit ka të ngjarë të tregojnë “një histori të madhe” që do të ribashkojë të gjithë anëtarët kryesorë të serive. Distributor Universal është afruar për koment./Insajderi.com