
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari është ndaluar nga policia e Shqipërisë në kryeqytetin shqiptar, njofton Insajderi.
Nga disa fotografi të publikuara nga Syri.net, ish-konkurrenti shihet brenda një makinë luksoze teksa komunikon me një oficer policie. Arsyeja e ndaljes ka qenë shkelje e rregullave të komunikacionit.
Fationi ka kohë që është larguar nga emisioni i dashurisë, me arsyetimin se nuk mund të përballonte më tej hipokrizinë dhe lojërat brenda formatit.
Së fundmi, ai ka qenë kryefjalë e mediave rozë për raportin e tij me këngëtaren nga Ferizaj, Fifin.
Në fund u kuptuar se dyshja po bashkëpunojnë për videoklipin e ardhshëm të këngëtares, i cili do të publikohet së shpejti. /Insajderi.com