Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, njihet për satirën e tij në rrjetet sociale kshtu duke pasur ndikim të madh të ndjekësit e tij.
Ai këtë e ka shprehur edhe në statusin e fundit në rrjetin social Facebook, ku ka ndërthurur satirën me një ngjarje reale që i ka ndodhur së fundmi.
Orhani nofkë e cila njihet për aktorin ka shkruar se si e ka pyetur një djalë të zakonshëm në kafene se a e ka marrë vaksinën anti-COVID, dhe i njëjti i është përgjigjur me “Jo”.
Spahiu thotë se djaloshi i është përgjigjur duke dhënë si arsyetim mos-marrjen e vaksinës frikën nga steriliteti – ani pse ky nuk është një efekt anësor i saj.
“Në muhabet e sipër, i thash një djalit të ri në kafe, a e ke marrë vaksinën? Ma kthei: Ti a e ke marrë? I thash po, moti! Tha: Lehtë e ke ti, i ke kryer fëmijët! Nejse u qova, erdha në shtëpi dhe në këto çaste me pak vaj ulliri përmbi, jam duke e ngrënë telefonin fiks me gjithë kabllo”, ka shkruar ndër të tjerash aktori.
Komentet kanë qenë të shumta të cilë kanë vazhduar humorin me të, por ka pasur prej atyre që kanë komentuar negativishtë.
Në anën tjetër, MSH ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 346 doza të vaksinës kundër Coronavirusit.
Që nga fillimi i vaksinimit deri më tani, janë dhënë gjithsej 901 mijë e 13 doza të vaksinës anti-COVID-19./Insajderi.com