Këngëtaren e njohur, Valza Zhegrova, e cila tashmë e një vite ka ndërpre kontratën me labelin “Mixey Music” është shkëputur nga muzika.
Kjo pasi dëshironte të studionte në Belgjikë dhe pas lidhjes me avokatin , Nazmi Vërtopi, ajo është distancuar nga rrjetet sociale.
Mirëpo në disa postime në rrjetet sociale, Valza tashmë ka treguar së ajo ka kaluar lidhjen në një fazë tjetër duke u fejuar me partnerin e saj.
Ata duket se momentalisht po shijojnë pushimet në Turqi dhe se atje kanë vendosur të ndërmarrin hapin e ri në jetën personale.
Valza, në anën tjetër është shquar për një zë të veçante që kishte dhe largimi nga muzika nga shumë fansa të saj nuk është pritur mirë./Insajderi.com