Fejohet reperi S4MM, publikohen pamje nga ahengu

Fejohet reperi S4MM, publikohen pamje nga ahengu

Reperi shqiptar S4MM është fejuar.

Gjatë ditës së djeshme është shkruar në media për një lidhje të mundshme të reperit nga Tetova, S4MM.

Madje edhe kanë dalë fotografi të vajzës me të cilën reperi kishte filluar një lidhje, për të cilën nuk është ditur më herët.

Por, mesa duket gjërat paskan qenë më serioze.

Mbrëmë reperi ka zyrtarizuar lidhjen me vajzën me emrin Filis, ndërsa Prive ka siguruar edhe fotografitë nga kjo fejesë.