Felicity Huffman ka përfunduar dënimin e saj të plotë për rastin e skandalit të pranimeve në kolegj, njofton Insajderi.
Në maj, aktorja 57-vjeçare u deklarua fajtore për pjesëmarrjen në skandal duke paguar një proktor për të korrigjuar përgjigjet në provimin e maturës të vajzës së saj.
Që nga ajo kohë, ajo vuajti një dënim të shkurtër në burg dhe u angazhua në shërbim të komunitetit ndërsa ishte nën lirim të mbikëqyrur.
E nominuara për cmimin “Oscar” ka përfunduar dënimin, konfirmoi një përfaqësues për revistën “Poeple”.
Aktorja shërbeu 11 ditë burg pasi u dënua me 14. Ajo gjithashtu u dënua me 250 orë shërbim komunitar. /Insajderi.com
Burimi: Fox News