Fëmijët bashkojnë Arbana Osmanin dhe Sara Hoxhën

Fëmijët bashkojnë Arbana Osmanin dhe Sara Hoxhën

Muaj më parë moderatorja e njohur, Arbana Osmai u bë nënë për herë të dytë pasi solli në jetë një djalë të cilin e quajti Diell, njofton Insajderi.

Kështu edhe Sara Hoxha, e dashura e Ledri Vulës, u bë nënë në dhjetor të vitit te kaluar duke sjellë në jetë një vajzë, e cila quhet Poem Blu.

Si duket vogëlushet bashkuan Arbanën dhe Sarën, ku të dyja u panë bashkë dje në qytetin e Tiranës duke shëtitur me karroca.

Prezantuesja e ndau një foto në rrjetin social Instagram me mbishkrimin “Herët sot, duke shëtitur me Poemin e vogël, të bukur dhe dhe mamanë e saj të mrekullueshme”, shkroi Osmani. /Insajderi.com