Fëmijët mësojnë për trupin duke parë të rritur lakuriq – Filozofia prapa shfaqjes daneze

Fëmijët mësojnë për trupin duke parë të rritur lakuriq – Filozofia prapa shfaqjes daneze

Një producent televiziv ka mbrojtur një serial të njohur danez i cili përmban një grup të rriturish që shfaqen të zhveshur para fëmijëve të shkollës, shkruan Metro, transmeton Insajderi.

Ultra Strips Down, e cila drejtohet nga Jannick Schow, është filmuar në një studio në Kopenhagë dhe shqaf pesë të rritur që qëndrojnë të zhveshur përpara një grupi të rinjsh.

Fëmijët, zakonisht të moshës midis 11 dhe 13-vjeçare, atëherë mund të bëjnë pyetje në lidhje me trupat e të rriturve në një përpjekje për të nxitur pozitivitetin e trupit.

Disa nga pyetjet e bëra kanë përfshirë, ‘Në cilën moshë u janë rritur qimet në pjesën e poshtme të trupit?’ dhe ‘A jeni i kënaqur me pjesët tuaja intime?’

Schoë, i cili drejton serialin dhe zhvilloi konceptin, ka shpjeguar qëllimin prapa Ultra Strips Doën, e cila ka ngjallur polemikë jashtë Evropës, ku ka fituar popullaritet.

29-vjeçari i tha New York Times: ‘Ndoshta disa njerëz thonë” Oh, Zoti im, ata po ndërthurin lakuriqësinë dhe fëmijët”. Por kjo nuk ka asnjë lidhje me seksin, ka të bëjë me trupin natyral”.

Ai vazhdoi: “Nëntëdhjetë për qind e trupave që shihni në mediat sociale janë perfekte, por ashtu nuk duken 90% e botës”.

Producentët kanë insistuar që siguria e fëmijëve është prioriteti kryesor dhe ata shpesh pyesin nëse ata ndihen rehat për të vazhduar. Nëse një fëmijë nuk dëshiron të marrë pjesë, ata lejohen që të distancohen nga shfaqja e të ulen diku tjetër. /Insajderi.com