
Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, një nga çiftet më të përfolura të showbizit, bënë hapin më të rëndësishëm të një lidhjeje – ata janë martuar, njofton Insajderi.
Të paktën kështu u kuptua në një nga postimet e sotme të çiftit në rrjete sociale. Ishte Arbenita ajo që ka ndar ënjë fotografi ku shihen të përqafuar dhe ka shkruar, “Të sapo martuar”. I njëjti postim është shpërndarë nga Fero në llogarinë e tij në Instagram duke konfirmuar kështu edhe njëherë martesën e çiftit.
Në foton që është ndarë në rrjete sociale vërehet një buqetë lulesh dhe Arbenita e veshur shumë elegante, ndonëse jo me vello të bardhë.
Thashethemet pët një martesë ka kohë që qarkullojnë në rrjete sociale, dhe akoma nuk është bërë e ditur nëse martesa e tyre ka ndodhur rishtazi. Ndërkohë, është folur edhe se në jetë po vjen një foshnje, gjë e cila është mohuar nga modelja. /Insajderi.com