fbpx

Fero e mohoi se do bëhet baba, Arbenita publikon foto

Fero e mohoi se do bëhet baba, Arbenita publikon foto

Disa javë më parë, e dashura e reperit Fero, Arbenita Ismajli ishte në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një videoje ku shfaqej me barkun pak të fryrë e të gjithë aluduan se modelja është shtatzënë.

Lajmet i hodhi poshtë Fero i cili u shpreh se ata janë ende shumë të rinj për t’u bërë prindër dhe as nuk e ka ndërmend.

Ndërsa Arbenita sot me anë të filtrave është shndërruar në një vajzë të vogël dhe në videon e postuar në Instastory shkruan: “A është kjo vajza ime?”.

Fero dhe Arbenita janë të lidhur prej gati një vitit. Dyshja po jetojnë një dashuri në distancë duke qenë se reperi jeton në Prishtinë ndërsa modelja në Londër.