
I ftuar në “E Diell”, reperi Fero është pyetur se çfarë opinioni ka ai për këtë skandalin e Loredanës duke pasur parasysh se partneri i saj, Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo dikur ka qenë pjesë e labelit “On Records”.
“Duke qenë se jam pjesë e showbizit, e kam parë ngjarjen si gjithë të tjerët, mund të them se çfarëdo gjëje që ka ndodhur, shpresoj që drejtësia ta gjëjë rrugën e vet”, ka thënë ai.
Të njejtë strategji ai e përdori edhe tek pyetja se a e dëgjon muzikën e ish- pjesëtarëve të këtij labeli.
“Unë kam një lloj shijeje komplet ndryshe të muzikës sikurse të gjithë si Kida, Getinjo, Mozik dhe Loredana kanë një tjetër shije. Ndoshta as ata nuk e dëgjojnë muzikën time dhe këtu nuk ka vend për keqkuptime”, përfundoi ai.
Ndësa së fundmi ai ka publikuar edhe këngën e tij të re në bashkëpunim me producentin e tij Zap e titulluar ‘MOMO’.