Fero hap dyert për artistët e rijnë – hap label “Gang Gang Entertainment”

Fero hap dyert për artistët e rijnë –  hap label “Gang Gang Entertainment”

Fero e ka marrë punën e muzikës seriozisht, ai ka kaluar në një tjetër nivel ne muzikë.

Tash e tutje ai nuk do të jete veç rep artist, ai do të jetë edhe mentor dhe producent i talenteve të rijnë.

Ai tashmë e ka hapur edhe zyrtarisht studion e tij të quajtur Gang Gang Entertainment, ku do t’i hap dyert për talentet e rijnë.

Përmes një publikimi në Instagram, Fero ka njoftuar të gjithë të rinjtë që kanë talent muzikën që të dërgojnë video apo audio dhe ka premtuar që njëri nga ta do të përzgjidhet për të nënshkruar kontratë me kompaninë e tij.

Fero është ndër reperet e rijnë që tashmë ka marrë famë në përmasa të mëdha, vet ai si fëmija kishte filluar të këndoj me video dhe audio të cilat në atë kohë i kishte realizuar në kushte jo shumë të lehta me forcat e tij, deri sa arriti të nënshkruaj kontratë me njërin nga Label me të mëdhenj në vend.

I kontaktuar nga Insajderi.com Fero tha se ai vet e di se sa vështirë është për të arritur suksesin në këtë drejtim, kjo e ka bërë që t’i hap dyert për talentet e rijnë, që tu jap rastin që ta shprehin talentin e tyre dhe mos të ballafaqohen me vështirësi nëpër të cilat ka kaluar edhe vet Fero para famës.

Fero ndër të tjera tha se në vitin 2020 do të fokusohet shumë më shumë në muzikë për të sjellur albumin e shumë pritur dhe për të bërë produket akoma më të mira. /Insajderi.com/