Fero i bën ‘diss’ publikisht për ndarjen Arbenitës?

Fero i bën ‘diss’ publikisht për ndarjen Arbenitës?

Modelja, Arbenita Ismajli dhe reperi, Fero janë kthyer përsëri në qendër të vëmendjes të mediave rozë.

Kjo për shkak që në media është aluduar për një ndarje të mundshme, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga asnjëri.

Gjatë kësaj kohë, ka pasur disa story thumbues për njëri-tjetrin, e se fundi një gjë të tillë e ka bërë Fero.

Ai ka postuar një Instastory me këngën e Big Sean “I don’t Fuck with You”, këngë që ju dedikohet ish-partnerëve.

E gjithë kjo ka ardhur pasi që dyshja kanë hequr nga Instagrami njëri-tjetrin.

Kujtojmë se, muaj më parë Fero dhe Arbenita janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, Nina./Insajderi.com