Fero i dha publikisht fund lidhjes, Arbenita habit me reagimin e saj

Fero i dha publikisht fund lidhjes, Arbenita habit me reagimin e saj

Ditën e sotme , u përhap me shpejtësi lajmi se reperi Fero i kishte dhënë  fund lidhjes  me modelen e njohur Arbenita Ismaili. Ai habiti gjithë fansat teksa pak orë më parë publikoi një postim ne ‘Instastory’ ku shkruante se është sërish beqar.

“Hey vajza që tani e tute unë jam sërish beqar”, shkruante ai ndërkohë që kishte fshirë të gjitha fotografitë me Arbenitën në llogarinë e tij Instagram.

Mirëpo, më vonë lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe vetë Arbenita e cila i ka habitur ndjekësit me postimin e saj. Ajo ka publikuar një emoji të qeshur duke i bërë të gjithë konfuzë.

Mirëpo, ajo menjëhere e ka fshirë postimin nga ‘Instastory’ dhe në profilin e saj vihet re se modelja ka marrë vendimin drastik dhe ka fshirë të gjitha fotot dhe postimet që ka pasur me  Feron dhe ka lënë  vetëm dy prej tyre.