Fero ‘mbulohet’ nga paratë, tregon pse nuk po publikon këngë

Fero ‘mbulohet’ nga paratë, tregon pse nuk po publikon këngë

Reperi Fero, pas ndarjes nga Met Elshani, nuk ka qenë aktiv me muzikë. Por, për këtë ai ka një shpjegim

Është i njohur për debatin që shkakton çdo herë në skenën e muzikës rep në Kosovë.

Gjithmonë duke mbivlerësuar veten, Fero ka postuar një foto në Instagram ku ka treguar arsyen se pse ai nuk po bën muzikë.

“Jom kon nxon tu numru, qato s’kom pas shumë kohë me qit muzikë, po besoj që për një javë e kryej numërimin edhe eksplodoj qysh di unë. Bone tag shokin që e ngon tinxa Feron”, ka shkruar ai derisa shihet me një grumbull dollarësh në dorë.

Megjithatë, ky nuk duket se është problemi që Fero ka, pasi që sot është raportuar se pavarësisht se ishte thënë se ai është ndarë në paqe me “On Recrods”, kështu nuk ka ndodhur pasi që Fero nuk e përcjell me në rrjetet sociale Met Elshanin, i cili edhe e zbuloi talentin e tij.