Fero me koncert në Tetovë – Fansat e paralajmërojnë se do të jetë rrezik

Fero me koncert në Tetovë – Fansat e paralajmërojnë se do të jetë rrezik

 

Ka tash e një kohë që reperi Fero është në një përplasje virtuale me kolegun e tij, S4MM.

Dyshja nuk kalojnë mirë dhe kjo vërehet më së miri në diss-at që i dedikojnë njëri-tjetrit nëpër projekte muzikore.

Por, këto raporte janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe jo falë një diss-i të ri mirëpo për një tjetër arsye.

E gjithë kjo për faktin që Fero ka paralajmëruar koncert në Tetovë me 1 gusht, pikërisht në vendin e origjinës të S4MM.

Kaq ka mjaftuar që fansat ta paralajmërojnë që të ketë kujdes nga ndonjë incident i mundshëm në performancën e parë në qytetin e Tetovës.