Fero nuk e mban premtimin!

Fero nuk e mban premtimin!

Reperi i famshëm Fero, dite me para pati paralajmëruar përmes profilit në Instagram, se do ta publikonte projektin e ri për ditëlindjen e tij, që ishte me datën 8 korrik.

Madje reperi la në dorën e fansave të përzgjedhin mes tri këngëve që i propozonte ai, mirëpo kënga nuk u publikua ashtu siç u premtua.

Fansa të shumtë janë zhgënjyer pasi që nuk është publikuar projekti që po e prisnin.

A është kjo një formë marketingu që po i bën Fero vetes për tu përfolur në media, apo nuk ka arritur ta kompletoj këngën e premtuar, nuk dihet ende.

Sido që të jetë Fero, mbetet mjaft i kërkuar dhe i dëgjuar viteve të fundit dhe thuaj se çdo muaj publikon projekte të reja.