
Përveç këngëve që lanson, Fero njihet edhe për deklaratat e tij të ‘fuqishme’.
E së fundmi, ai ka kritikuar shumë publikisht edhe artistë të tjerë, si MC Kresha dhe BimBimma – e këtë të fundit e ftoi edhe në duel, por dështoi së qënuri prezent, në ditën dhe orën e caktuar.
Gjithsesi, ai së fundmi po paralajmëron të gjithë kolegët e tij të ‘mbahen mirë’, sepse sipas tij, reperi vetëm se ka filluar, njofton Insajderi.
Reperi nuk dha emër e as nuk e etiketoi askënd dukë lënë të kuptohet se deklarata shkon për të gjithë reperët të cilët ai tha se u frikësuan të bashkëpunonin me të.
Fero pretendon se të shumtë ishin ata që deshën të dëmtojnë karrierën e tij por gjithçka i ka dëshmuar atij se është ‘ankthi më i madh’ i artistëve. /Insajderi.com