Fero publikon projektin më të ri “Marijuana” – Kënga shoqërohet me një video interesante

Fero publikon projektin më të ri “Marijuana” – Kënga shoqërohet me një video interesante

Fero sapo ka publikuar projektin e tij më të ri, kënga mban titullin “Marijuana”, kjo këngë është paralajmëruar kohë më parë nga reperi përmes videove dhe fotove të ndryshme që i ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Kënga është pritur gjatë nga Fansat e reperit dhe si duket po pëlqehet shumë, duke u bazuar në shpërndarjet dhe komentet në rrjetet sociale dhe në platformën YouTube.

Ndryshe nga herët tjera reperi kësaj radhe fokus të veçantë i ka dhënë edhe videos, duke i dhënë rendësi edhe detajeve skenike si veshjes dhe pjesëve të tjera të videos.

Kjo është kënga e katërt më radhë e Feros si solo artist, ai tashmë ka krijuar “Label-in” e tij të quajtur “Gang Gang Entertainment”.

Fero po përfolët shumë edhe për një bashkëpunim të mundshëm me reperin më të famshëm Gjerman momental Capital Bra.

Fero dhe Bra kanë një miqësi të mirë tash e disa muaj, por sipas disa informatave të siguruara nga Insajderi.com, mësohet se Fero dhe Capital Bra kanë filluar të punojnë për të sjellë një këngë së bashku.