Fero tregon arsyet se pse u nda nga Arbenita Ismajli

Fero tregon arsyet se pse u nda nga Arbenita Ismajli

Telenovela Fero-Arbenita duket se nuk ka ndërmend të mbarojë së shpjeti dhe fakti që njerëzit janë tërësisht të paqartë mbi atë që po ndodh me çiftin duket se e argëton tejmase Feron, i cili së fundmi në një intervistë për “Mirage” ka zgjedhur ta bëjë edhe më lëmsh situatën.

I pyetur në lidhje me lajmet e ndarjes mes tyre, Fero shprehet se edhe në kohën kur ka qenë më të, i pëlqente të ngacmonte publikun e mediat duke thënë se ata nuk ishin më bashkë.

“Meqë shumica e njerëzve duan ta shohin Feron të ndarë, po jua lë enigmë. Unë dhe Arbenita jemi pikëpyetje.”-u shpreh ai duke qeshur, teksa rrëfen për herë të parë dhe për njohjen e tyre që mesa duket, ka ndodhur në rrjetet sociale.

“E kam pëlqyer Arbenitën. Unë nuk i kam shkruar kurrë femrave, sepse gjithmonë më kanë shkruar dhe më kanë zënë vetë. Por Arbenita është femra e parë që kam pëlqyer dhe e kam bërë për vete. Jemi takuar në Shkup për herë të parë.”-tregon ai.

Sakaq, i pyetur për mundësinë e një fejese mes tyre, Fero shprehet:

“Me u feju? Shumica e artistëve po fejohen tinëz… E kam pasur plan, por pasi jemi ndarë, të tregoj të drejtën më janë prishur planet.”-rrëfen ai duke u bërë shaka më tej se është duke vuajtur për të. Megjithatë, postimet e kohëve të fundit të dyshes tregojnë se me shumë gjasa, ata janë ende bashkë.

Por mesa duket, nuk kanë munguar dhe ngacmimet e kolegëve të tij ndaj Arbenitës dhe Fero nuk heziton t’u  bëjë një paralajmërim publikisht.

“Ju artistat, kur keni menduar se u nda Fero, e kam pasur unë Instagram-in e Arbenitës! Mos me Feron se s’bën!”-shprehet ai.