Festa e 28 Nëntorit po vazhdon ende në familjen e Bebe Rexhës

Festa e 28 Nëntorit po vazhdon ende në familjen e Bebe Rexhës

Atmosfera e bukur e festave të nëntorit ende nuk është zbehur në familjen e Bebe Rexhës.

Këngëtarja publikoi disa video që duken të jenë në ambientet e shtëpisë së saj në Los Angeles, me disa familjarë qe vallëzojnë nën ritme të muzikës shqiptare të kapur në valle, njofton Insajderi.

Ajo kapi është një pjesë të tavolinës ku shihen të shtruara biskota, gështenja të pjekura dhe kungull i pjekur, fiks si e do kjo kohë.

Kujtojmë se Bebe Rexha këtë të shtunë iu bashkua paradës me makina për nder të Ditës së Flamurit, që organizohej në rrugët e Staten Island në New York.

Ajo me vete kishte të vëllain dhe babain e saj e më vonë publikoi edhe disa video nga atmosfera e krijuar nën këngët shqipe.

Gjatë paradës, u panë dhjetëra makina nga ku valëviteshin flamuj e që ecnin nën tingujt e këngës së Florit dhe Elvana Gjatës, “Kuq e Zi”, në rrugët e New York. Parada përfundoi me vendosjen e flamurit kombëtar në bulevardin më të gjatë të New York, “Bulevardi Hylan” në Staten Island. /Insajderi.com