Një familje shqiptare ka gjetur një mënyrë të veçantë për të festuar synetin e djalit të tyre, shkruan Insajderi.
Familja me mbiemrin Xheladini nga Kërçova e Maqedonisë, kanë njoftuar se djalin e tyre Rehanin, do t’ia kryejnë ceremoninë e synetisë dhe me këtë rast, organizojnë një garë vrapimi.
Fituesi i vendit të parë në këtë garë vrapimi do të fitojë një makinë Nisan Frontier ndërsa vendi i dytë dhe i tretë do të fitojnë një skuter, respektivisht një televizion plazma.
Madje, as vendi katërt dhe i pestë nuk do të mbeten pa shpërblime.
Gara e vrapimit do të mbahet me datën 29 korrik, ora 11:00 në fshatin Baçisht.