Festivali “Different Trains” hapet me performancën e artistëve shqiptarë

Festivali “Different Trains” hapet me performancën e artistëve shqiptarë

Kristi Gjezi, Arben Spahiu, Liza Soppi dhe Vlorent Xhafaj hapën festivalin me një kuartet harqesh në lulishten përpara Kryeministrisë së Shqipërisë.

Festivalit “Different Trains” po i shtohen emra të tjerë artistësh shqiptarë, të cilët po ndërtojnë një karrierë të suksesshme në skenat botërore, fitues çmimesh në konkurse të rëndësishme dhe ndër interpretuesit më të mirë të muzikës së kamertale.

Festivali Different Trains do të vazhdojë deri më 13 tetor 2020. Ndërsa takimi i radhës me muzikën do të vijojë në 4 tetor në orën 19.30 në Tarracën e Pallatit të Kulturës, Tunnel Terrace, me recitalin e violonçelistit Eric- Maria Couturier./Insajderi.com