Festivali Glastonbury 2021 do të mbahet në qershorin e vitit 2021

Festivali Glastonbury 2021 do të mbahet në qershorin e vitit 2021

Organizatorët e festivalit të famshëm Glastonbury kanë thënë në Twitter se pavarësisht thashethëmet, festivali i vitit të ardhshëm nuk shtyhet për shtator.

Themeluesi i festivalit, Michael Eavis ka thënë më parë se eventi i ardhshëm ishte e pasigurtë nëse do të mbahej për shkak të Covid-19. Vajza e tij Emily tha se “Ne kemi për qëllim të e mbajmë në qershor”, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Festivali i këtij viti do të shënonte 50 vjetorin dhe do të festonte me 135.000 adhuruesve të muzikës të cilët blenë biletat, mirëpo do të kenë mundësinë t’i përdorin këto bileta vitin e ardhshëm.

“Për ata që po pyesin, ne nuk do të shtyjmë datën e Glastonbury-t në shtator të vitit 2021, festivali do të mbahet në qershor”, tha Emily në Twitter./Insajderi.com