
Një prej festivaleve që arritën të mbahen pavarësisht epidemisë Covid-19, ishte edhe festivali Etnofest, i cili këtë vit festoi 10 vjetorin e tij.
Ky edicion jubilar, që si zakonisht, u mbajt në fshatin Kukaj, kishte si tematikë gratë dhe diellin.
Pjesë e festivalit, përpos shfaqjeve teatrale dhe performancave, ishin ekpozita, panele diskutimesh, muzikë live dhe kuzhinë tradicionale.
“Gjuetarët e Artemidës”, një performancë teatrale nga Artpolis, kryesoi në këtë edicion duke marrë çmimet kryesore të fesivalit, si “Shfaqja më e mirë” dhe “Performanca më e mirë”.
Më poshtë po sjellim për ju, listën e plotë të çmimeve të këtij viti.
- Shfaqja më e mirë: “Gjuetarët e Artemides” – Art Polis, Prishtinë
2. Perfomanca më e mirë: “Gjuetarët e Artemides” – Art Polis, Prishtinë
3. Regjia më e mirë : Naser Shatrolli për shdaqjen “Frigoriferi”
4. Aktori më i mirë : Florent Salihu ne shfaqjen “Frigoriferi”
5. Aktorja më e mirë: Ajshe Useini në monokomedinë ” Ballkanibalizëm” – Oda -Tetovë
6. Etno Ansambli më i mirë: “Bresana” -Opojë
7. Valltari më i mirë – Enver Osmani
8. Kostumografia më e mirë : Etno ansambli “Katarina Josipi” – Zym i Hasit
9. Etnoperfomanca më e mirë : dyshja e vallëtarëve Feim Leka dhe Patriot Osmani
10. Instrumentisti më i mirë: Naser Zeqiri – Bresanë, Opojë
11. Çmimi i karrierës: Haqif Mulliqi
/Insajderi.com