Festivali i filmit dokumentar “Dokufest” këtë vit do të mbahet online

Festivali i filmit dokumentar “Dokufest” këtë vit do të mbahet online

Një nga festivalet më prestigjioz “Dokufest” këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19 do të mbahet krejtësisht online.

Festivali do të mbahet nga datat 7 deri më 25 gusht, dhe si zakonisht do të përmbajë filma të zhanreve të ndryshme, panele, masterklasa, punëtori bashkëpunuese dhe performance muzikore online.

Tema e këtij viti do të jetë tranzicioni dhe është inspiruar nga bandi post-punk Joy Division, përkatësisht nga njëra prej këngëve të tyre ikonike, por edhe periudha të cilën jemi duke e kaluar si shoqëri, teksa po kuptohet që bota dhe ajo që dimë për të po transformohet me shpejtësi.

Për të e sjellë festivalin online në këtë edicion, Dokufest ka bashkëpunuar me Festival Scope dhe Shift 72 në mënyrë që të garantojë përvojën më të mirë të transmetimit online dhe të sigurojë që program të jetë i qasshëm për audiencën lokale dhe regjionale./Insajderi.com