Festivalin e RTSH-së do ta fitojë Elvana? Reagon për herë të parë Alketa Vejsiu

Festivalin e RTSH-së do ta fitojë Elvana? Reagon për herë të parë Alketa Vejsiu

Festivali i Këngës në RTSH këtë vit i është besuar dyshes Vera Grabocka- Alketa Vejsiu.

Megjithëse pa filluar ende, për organizimin e festivalit janë ngritur akuza dhe prtendime se fituesi është i përcaktuar, ku përflitet se do të fitojë Elvana Gjata.

Pas këtyre zërave, së fundmi ka reaguar vetë Alekta. Përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja i është përgjigjur jo vetëm fansave por edhe akuzave në drejtim të saj.

“Presim të shikojmë korrektësi. Që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua”, ka shkruar njëri nga ndjekësit, ndërsa Alketa ia kthen: ‘Patjetër! Fitore me meritë!”.

Një ndjekës tjetër ka sugjeruar që festivali të ketë meritokraci.

“Të siguroj për këtë”, është përgjigjur Alketa, duke dhënë një përgjigje kështu për të gjithë ata e akuzuan publikisht ‘pazare’ me këngëtarët dhe përcaktimin e fituesit, që në fazat e para të përgatitjeve.