Fifi acarohet me komentet mbi peshën e saj: “BOLL MO”

Fifi acarohet me komentet mbi peshën e saj: “BOLL MO”

Hall të jesh mbipeshë e hall të humbësh kilogramë – ky si duket është realiteti aktual i këngëtares Fifi.

Udhëtimin e saj për humbje peshe, Fifi e kishte bërë të ditur në intervista të shumta. Arsyeja pse ajo ndërmori një hap të tillë ishte për mirëqenien e saj shëndetësore, sepse vuan nga probleme me shpinë – e ana estetike thjesht ishte pjesë e ‘paketës’.

Së fundmi në media sociale e portale është përfolur mjaft shumë ndryshimi i saj fizik, njofton Insajderi. Sikur kjo të mos mjaftonte, shumë komente në postimet e saj, kritikonin ndryshimin e saj fizik (me shumë gjasë po të njëjtit persona që kishin kritikuar mbipeshën e saj).

E për më tepër, disa nga komentet që ajo ka marrë, dështojnë së kuptuari vendosshmërinë, disiplinën dhe vullnetin që duhet të ketë një person për të humbur peshë – e kjo tregon më shumë për karakterin e atij personi se sa një siluetë tërheqëse…

Komente që lidhen me pozat, veshjen apo zhveshjen e Fifit e kanë acaruar mjaftueshëm këngëtaren sa për t’i sqaruar të gjithë njëherë e mirë përmes një deklarate në Instastory.

“Ju që merreni me pozat e mia para dhe pas dobësimit. Kam veshur pantallona të shkurtra dhe bluzë të hapur dhe jam munduar të marr poza siç po bëj tani, por problemi qëndronte tek ato kilet e tepërta që kisha dhe juve lëshonit vrer. Keni bullizuar pafund pa pikën e problemit, pa kurrfarë konsiderate dhe pa mendu se ndoshta e lëndoni dikë. Kompleks nuk e kam pasur trupin tim, i kam dashuruar tulet e mia , por vjen një kohë që duhet të kujdesesh për shëndetin fizik dhe mendor. Nuk kam dal këtu për të shitur trupin, jam për muzikë. Ama normalisht, dy foto do i nxjerr. Po t’më nisni kritika i pranoj me kënaqësi ama komentet tuaja janë helm”.

Për më tepër, ajo thekson se këto komente që ajo i quan helm nuk lëndojnë vetëm atë, por edhe njerëzit rreth saj.

“Unë nuk ja lejoj vetes që nënës dhe babait tim nesër dikush t’jua bëj me gisht për shkakun tim dhe besomëni që shumë shpesh familja ime lëndohet nga çfarë lexon dhe më vjen tmerrësisht turp”.

Më poshtë postimet e plota të këngëtares. /Insajderi.com