Fifi bën paralajmërimin e radhës

Fifi bën paralajmërimin e radhës

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raci është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan herë pas here momente të ndryshme nga përditshmëria dhe koncertet.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet së bashku me ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledi Hysën.

“Gjëra të mira po vijnë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos në Instagram duke mos dhënë më shume detaje.

Pas kësaj ka pasur reagime dhe komente të shumta nga fansat të cilët kanë pyetur nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri muzikor.

Ndryshe dyshja ka disa javë që janë larguar nga shtëpia ma e famshme në Shëipëri./Insajderi.com