Fifi bënë ndryshime në pamje, pyet se ku i ka biondinat

Fifi bënë ndryshime në pamje, pyet se ku i ka biondinat

Ajo është këngëtare mjaft e veçantë dhe mbi të gjitha, artiste që guxon të bëjë ndryshime.

Bëhet fjalë për Filloreta Raçin, e cila njihet më mirë si Fifi dhe së fundi ka bërë një ndryshim në pamjen.

Në fakt, këngëtarja simpatike dhe shumë e dashur për publikun ka ngjyrosur flokët duke u bërë biondinë.

“Ku i kom biondinat e mia”, ka shkruar Fifi në llogarinë personale në Instagram, ku numëron 186 mijë ndjekës.

Kujtojmë se bukuroshes së fundi hakerat janë munduar t’ia marrin llogarinë zyrtare të rrjetit të lartcekur sociale, por që Filloreta e kishte parandaluar një veprim të tillë.

Ndryshe, theksojmë se Raçi është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte gjatë verës.

View this post on Instagram

Pse pom shtin mu bo dreq ? @ledrivula

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on