Fifi e vazhdon me Fation Kuqarin aty ku e la në “Ninullë dashurie”

Fifi e vazhdon me Fation Kuqarin aty ku e la në “Ninullë dashurie”

Para katër muajsh, Fifi publikoi këngën “ninullë Dashurie” e cila u shoqërua edhe me videoklip, njofton Insajderi.

Videoklipi i saj tregon një histori. Këngëtarja shfaqet në një shtëpi në një vend të largët dhe përgatit një darkë të bollshme duke pritur personin e saj të zemrës. Por përgjatë gjithë klipi ai nuk shfaqet dhe Fifi përjeton një krizë nervore dhe plas në vaj.

Klipi përfundon dhe në fund tregon se ngjarja do të vazhdojë.

Këngëtarja tani ka publikuar këngën e “Maniak i dashurisë”, dhe protagonist në klip është ish-konkurrenti i “Përputhen”.

Në videoklipin e ri, Fifi shfaqet në skena dashurie dhe xhelozie me Fationin. Mw pas ajo i vë flakën makinës me të cilën bënin xhiro në orët e vona të natës dhe me pas edhe dhomës me çarçafë të bardhë ku dashuroheshin.

Teksa ajo ecën më pas në parkingun e ndërtesës një makinë e përplas dhe Fifi përfundon në spital, dhe më pas një Fation i shqetësuar shfaqet.

Por ngjarja do të vazhdojë… /Insajderi.com