Këngëtarja e njohur, Fifi aktualisht është duke qëndruar në Tiranë, pasi është e angazhuar me projekte atje.
Por, përveç angazhimeve ajo po ndanë edhe kohë për vetën duke postuar imazhe në llogaritë e saj.
Interpretuesja e shumë hiteve duket më në formë se kurrë, dhe në disponim të mirë.
“E dua .. me zemer ne duar !”, ka shkruar ajo krahas fotografive të publikuara në llogarinë e saj në Instagram.
Por, për kë ajo i ka thënë këto fjalë apo bëhet fjalë për ndonjë projek të ri nuk dihet ende.
Projekti i fundit i Fifit është bashkëpunimi me Brunon në Këngën Magjike./Insajderi.com